Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi ditor, e premte 30 dhjetor 2016

Tags: tatildelaquo






Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com . Në ekuilibër perfekt dashuria dhe puna janë gjithmonë në sintoni me njëra tjetrën gjatë ditës së sotme. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por priten edhe dashuri me shikim të parë. Financat do kenë disa probleme serioze, tregohuni të matur me shpenzimet.
KUJDES! Nëse dëshironi të lexoni të parët horoskopin ditor më të saktë e të përpiktë Shqip ju lutemi të pëlqeni faqen tonë Facebook ose të Bookmark faqen tonë dedikuar Horoskopit .

MBLESERI.com : Dashi

Edhe pse keni shumë punë ditët e fundit të vitit ju që jeni në një marrëdhënie, jeni shumë të kënaqur dhe të përmbushur me veten kështu që nuk do të lodheni fare. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në vendimet që do marrin sepse mund të lëndohen më vonë. Në planin financiar do keni fat me shumicë.

MBLESERI.com : Demi

Një ditë e ndarë në dy pjesë, nga njëra anë dashuria si mendim fiks dhe më pas impenjimet familjare që nuk ju lënë të qetë deri sa ti mbyllni. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin nuk do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do arrini ti mbani nën kontroll.

MBLESERI.com : Binjakët

Nëse jeni në udhëtim dhe larg rutinës së përditshme gjërat do të shkojnë më së miri në raportin në çift. Dialogu nuk do të mungojë. Beqarët do realizojnë takimin i cili do u falë shumë gëzim dhe emocione, duke e harruar vetminë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet, për të shmangur problemet.

MBLESERI.com : Gaforrja

Në ekuilibër perfekt, dashuria dhe puna janë gjithmonë në sintoni me njëra tjetrën gjatë ditës së sotme. Do të jeni në humor të mirë. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar, madje mund të bëni edhe investime.

MBLESERI.com : Luani

Edhe pse janë ditë pushimesh puna është në plan të parë për ju të dashuruarit. Kur të tjerët pushojnë, ju jeni tepër të ngarkuar me atë që duhet të mbaroni. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, mjafton të kenë pak më shumë besim te vetja dhe do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

MBLESERI.com : Virgjëresha

Nuk ka nevojë për fjalë sot për t’ju treguar personave të afërt se sa shumë i doni. Gjestet tuaja do të prekin këdo që do të jetë prezent. Beqarët do kenë goxha takime interesante, prandaj duhet të jenë të vëmendshëm dhe të vlerësojnë mundësitë. Në planin financiar do ruani stabilitetin dhe nuk parashikohen probleme.

MBLESERI.com : Peshorja

Edhe pse paraditja do të shkojë mirë dhe qetë për ju që jeni në një lidhje dashurie, pasdite do të keni situata të caktuara që do t’ju prishin humorin dhe do të reagoni keq. Beqarët më mirë të presin edhe pak për të ndryshuar statusin, sepse nëse nxitohen mund të lëndohen. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

MBLESERI.com : Akrepi

Ka shumë nga ju të dashuruarit që po mendoni të dilni të jeton me vete. Ky fillim viti do të jetë i mbarë në mjaft projekte të reja që keni ndërmarrë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por priten edhe dashuri me shikim të parë. Financat do jenë të paqëndrueshme, kështu që tregohuni të kujdesshëm me blerjet.

MBLESERI.com : Shigjetari

Një ditë e mbushur me emocione kjo e sotmja për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çdo dëshirë e juaj do të jetë urdhër për njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do preferojnë të mos bëjnë ndryshime ende në jetën e tyre, prandaj do refuzojnë edhe ftesat për takime. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

MBLESERI.com : Bricjapi

Sot është një ditë e bukur dhe mjaft produktive për të gjithë ju që jeni të lidhur me librat, artin dhe çdo gjë kreative. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa takime, por shoqëria e miqve nuk do i lërë të mërziten. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet dhe situatën do e keni nën kontroll.

MBLESERI.com : Ujori

Nuk jeni shumë të qetë sot kjo për shkak të ngarkesës së madhe që keni në punë. Doni të mbyllni çdo gjë në kohë për të nisur pushimet me partnerin/en. Për beqarët pritet të ketë disa takime mbresëlënëse, por mjafton që ti marrin gjërat shtruar kur bëhet fjalë për vendimet e të ardhmes. Financat do jenë të mira.

MBLESERI.com : Peshqit

Dita do të nisë me nervozizëm dhe tension për ju që jeni në çift. Do të rregullohet gjithçka gjatë pasdites sepse do të jeni më të qetë. Beqarët do argëtohen në shoqërinë e miqve këto ditë festive dhe nuk do e ndjejnë nevojën e të pasurit një partner/e përkrah. Financat do kenë disa probleme serioze, tregohuni të matur me shpenzimet.





This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi ditor, e premte 30 dhjetor 2016

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×