Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ja Çfarë Duhet të Bëni Kur i Dashuri Juaj NUK i’u Përgjigjet në Telefon


Papritmas është bërë i ftohtë, nuk ju telefonon më, nuk po ju dërgon mesazhe… Çfarë duhet të bëni? Këto këshilla ju ofron siti më i madh i njohjeve online Shqip MBLESERI.com

Një pjesë e trurit tuaj ju tregon se me siguri diçka ka ndodhur që e pengon atë për të ju telefonuar, “nuk ka valë, i është harxhuar bateria, apo është shumë i zënë me punë”. Pjesa e dytë, pra, parandjenë se diçka nuk është në rregull, se ai nuk është i interesuar më për ju sepse ka gjetur një tjetër …

MBLESERI.com : Mos e bombardoni me mesazhe

Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të filloni ta bombardoni me mesazhe. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që ta refuzoni dikë nga vetja. Do të dukeni si një e dëshpëruar e fundit dhe pak si “fanatike”.

MBLESERI.com : Dërgoni mesazhin e zakonshëm

Është e pranueshme të provoni një herë ose dy herë për ta marrë atë, vetëm për të parë se çfarë po ndodhë. Nëse nuk përgjigjet brenda tri ditëve, apo thotë se do të paraqitet, por nuk thërret, pyeteni edhe një herë se ku qëndron problemi. Nëse përsëri qëndron gjakftohtë, fshini numrin e tij.

MBLESERI.com : Provoni kontaktin personal

Nëse është e mundur, përpiquni ta shihni personalisht. Kështu do të mundeni nga sytë dhe zëri të vlerësoni se si qëndron puna. Përveç kësaj, ndoshta përsëri do të zgjoni dëshirën e tij, sepse, meshkujt janë tipa vizual.

MBLESERI.com : Mos i tregoni askujt

Bëhuni i kujdesshëm se kujt i ankoheni për situatën momentale. Kurrë mos u rrëfeni te miqtë e përbashkët.

MBLESERI.com : Mos shkruani për këtë në rrjete sociale

Sigurisht nuk dëshironi për këtë të krijoni diskutim publik. Çfarë nëse nuk është kryer akoma çdo gjë, dhe ai paraqitet me shpjegim të arsyeshëm si ta shikoni në sy? Ndoshta mendoni se në këtë mënyrë do ta provokoni që të ju paraqitet, por kjo mundë vetëm ta largojë nga ju.

MBLESERI.com : Mos e prisni

Nuk ka kuptim që vazhdimisht të kontrolloni celularin dhe shikoni nëse keni ndonjë thirrje të humbur, apo të qëndroni në shtëpi me shpresën se papritmas do t’i bie ziles në derë. Vazhdoni jetën normale, dhe nëse thërret shkëlqyeshëm, nëse nuk thërret gjithashtu është mirë, sepse të paktën e dini se jeni të lirë.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ja Çfarë Duhet të Bëni Kur i Dashuri Juaj NUK i’u Përgjigjet në Telefon

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×