Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

4 Gënjeshtrat që NUK Duhet t`i Thoni në Takimin e Parë

Tags: tatildelaquo


Ndarja e ca gënjershtrave të vogla në takimin e parë nuk është ndryshe nga zbukurimi i CV. Shembull, “nuk mund të pushoj së kontrolluari profilin e ish të dashurit në FB” shumë lehtë mund të konvertohet në “ jam e dhënë pas Facebook”.

Ja katër gjërat për të cilat nuk duhet të gënjeni kurrë të udhëzuara nga siti mëi madh Shqip folës i njohjeve online MBLESERI.com , dhe një gjë që është në rregull të thuhet edhe pse nuk është tërësisht e vërtetë…

Mos u shtirni…

…se ju pëlqen basketbolli. E njëjta vazhdon edhe për futbollin, apo cilindo hobi që e keni provuar dhe jeni e sigurtë se nuk ju pëlqen. Është e natyrshme të dëshironi të gjeni një mes të përbashkët pasi keni dëgjuar se i pëlqen diçka shumë, mirëpo nëse gënjeni atëherë takimi i dytë do të sjellë bezdisje dhe keqkuptime.

…se vrapimi është kënaqësi për ju. Nëse e gjeni veten me ndonjë entuziast të krosfit-it apo të maratonës, rezistoni dëshirës që edhe ju të thoni se e dashuroni vrapimin. Përndryshe, duhet të bëheni gati për të Shtune me djersitje nga vrapi e jo nga diçka tjetër që e dëshironi më shumë.

…se e kuptoni tërësisht punën e tij. Nëse ai punon një nga ato punët që tingëllojnë të trilluara, mos hezitoni të pyesni se çfarë saktësisht nënkupton detyra e tij në punë. Nëse është diçka që nuk e dëgjoni çdo ditë, mos u turpëroni të pyesni, nuk do tingëlloni si e marrë nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “biolog algoritmik”. Nëse nuk e pyesni tani, gjithmonë do të dëshironit të kuptoni se çfarë punon.

…se mund të pini si pirat. Nëse mundoheni të mbani ritmin e tij në pirje të alkoolit do të pendoheni, edhe pse mëngjesin e ardhshëm ju dhemb i gjithë trupi.

Tani ndoshta për këtë do të duhet të shtireni…

…se e keni harruar ish të dashurin. Nëse shoqëruesi juaj flet për të dashurën që e la, bëni mirë që largoheni. Por sipas kësaj logjike edhe ju nuk duhet të flisni për dashuritë e dështuara nga e kaluara. Mund të mësoni shumë nga lidhjet e mëparshme dhe ndarjet fatale, mirëpo nuk është një gjë që duhet ta ndani me dikë që e takoni për herë të parë. Nëse nuk e keni harruar tërësisht ish të dashurin, atëherë të paktën shtiruni përfundon këshillat siti më i madh Shqiptar i takimeve në internet MBLESERI.com


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

4 Gënjeshtrat që NUK Duhet t`i Thoni në Takimin e Parë

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×