Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Keshilla si te Zgjidhni Fondatinen e Duhur

Te gjitha ne femrat jemi hasur shpesh ne veshtiresi se cilen fondatine duhet te zgjedhim per lekuren e fytyres. Shpesh here kemi gabuar ne blerjen e nje fondatine dhe lekura jone ka paguar pasojat. Perdorja e fondatines na mbron lekuren nga i ftohti dhe smogu qe ne ndeshemi ne perditshmeri. Gjithashtu perdorja e fondatines i jep ngjyre lekures dhe ben te mundur qe te kemi nje lekure pa difekte. Se si te zgjidhni Fondatinen e duhur per fytyren tuaj do ta mesojme ne kete artikull!

Fondatina Eshte produkti kozmetik me i pelqyer ne stinen e dimrit, por duhet te keni kujdes ne zgjdhjen e duhur te saj. Ne shumicen e resteve femrat gabojne dhe fytyra e tyre nuk do te kete nje pamje natyrale per shkak te zgjedhjes se gabuar te tonalitetit. Me poshte do t’ju keshillojme si te zgjidhni fondatinen e duhur per lekuren e fytyres tuaj.

Si te zgjidhni fondatinen pa gabuar!

Hapi i pare eshte te vezhgoni sa me mire sinjalet qe ju jep lekura juaj. Nese me kalimin e oreve ju krijohet nje shkelqim i tepruar ne lekure do te thote qe dicka nuk shkon me fondatinen tuaj. Ne rast se lekura thahet nga fondatina ju keshillojme te perdorni krem hidratues para se te vendosni fondatinen dhe lekura nuk do te thahet.

Hapi i dyte qe duhet te keni kujdes eshte perzgjedhja e duhur e tonalitetit te fondatines. Ky eshte nje gabim qe behet shume shpesh, por ju duhet ta evitoni! Nuk mund te perdorni nje tonalitet te erret kur lekura juaj ka ngjyre te hapur.

Hapi i trete eshte ta provoni gjithmone produktin qe ju do te blini. Me e mira e mundshme do te ishte ta provonit fondatinen ne pjesen e qafes dhe ne driten natyrale per te kuptuar me mire tonalitetin qe ju pershtatet.

Dhe hapi i katert eshte qe duhet te shikoni gjithmone etiketen e produktit. Duke lexuar etiketen ju do te kuptoni se per cilen tip lekure fondatina eshte krijuar. Ne kete menyre do te evitoni te beni gabimet e te shkuares.

Si te vendosni fondatinen?

Per te hapur sa me mire fondatinen ne lekure ju mund te perdorni gishtat ne rast se fondatina eshte shume e trashe. Ekspertet keshillojne qe fondatina te perhapet ne lekure nepermjet furcave te make – upit. Duke perdorur furcat mund te behet nje perhapje e njetrajtsheme fondatines dhe keshtu do te evitoni njollat apo pullat e padeshirueshme. Nje keshille e rendesishme eshte ta pastroni shpesh furcen e fondatines qe te mos perhapen bakteriet.

Se shpejti me keshilla bukurie te reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Keshilla si te Grimoni Syte



This post first appeared on Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas, please read the originial post: here

Share the post

Keshilla si te Zgjidhni Fondatinen e Duhur

×

Subscribe to Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×