Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Maska per Fytyren ne Kushte Shtepie

Maskat per Fytyren shpeshhere ndodh qe nuk i vleresojme. Ne te vertete keto maska ne kushte shtepie jane shume efikase per fytyrat me probleme si me yndyre ose te thata. Ju do te ndjeni ndryshime te medha dhe do te keni nje lekure me te shndritshme dhe elastike dhe me e rendesishmja nje lekure me te re. Per te pasur rezultate mahnitese ju duhet ti perdorni rregullisht maskat per fytyren ne kushte shtepie.

Per efekt kohe ju mund te zgjidhni maskat e gatshme qe shiten kudo. Por ato maska permbajne ingredient jo shume efikas dhe mund te shkaktojne dhe demtime te lekures. Nuk keni perse ti drejtoheni maskave te gatshme kur shume mire ne mund te perdorim ingredientet qe kemi ne shtepine tone.

Frutat dhe perimet e fresketa jane te pasura ne vitamina dhe substanca te tjera shume te shendetshme qe i bejne shume mire lekures tone. Mjafton te mesojme maskat e duhura dhe ti bashkojme ingredientet ne menyren e sakte dhe do te krijojme maska fantastike per fytyren tone.

Mesojme se bashku 5 maska per lekura te ndryshme qe do te ndryshojne jeten tuaj!

Maske per Fytyren me Kakao

Kjo maske Eshte Shume Efikase dhe sherben per te pastruar ne thellesi lekuren. Gjithashtu ju do te keni nje fytyre me ngjyre me te theksuar dhe kjo fale ngjyres se kakaos. 😉

Ingredientet:

  • 1 luge e vogel Kakao
  • 1 luge e vogel Kos
  • 1 luge e vogle Mjalte

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Perzini mire te gjithe ingredientet se bashku.
  • Vendoseni masken ne fytyre dhe lereni te veproje per 15 minuta.
  • Nese do te rezistoni pa e ngrene masken ;P shpelani fytyren me uje te rrjedhshem.

Maske per Fytyren me Banane, per Lekure te Thate

Dhurojini lekures tuaj nje ndjesi me te paster dhe me te ushqyer nga kjo maske.

Ingredientet:

  • 3 luge te vogla Kos
  • ½ Banane
  • 1 luge te vogel Mjalte

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Bashkoni te gjithe ingredientet bashke dhe perzijini mire.
  • Aplikoni masken dhe lereni per 15-20 minuta qe te veproje.
  • Hiqeni maskes duke e lare fytyren me uje te rrjedhshem.

Maske per Fytyren me Kastravec, per Lekure me Yndyre

Kjo maske eshte e pershtatshme per te gjitha llojet e fytyres por mbi te gjitha eshte shume efikase per fytyrat me yndyre. Kjo fale kastravecit qe largon yndyren e tepert nga lekura.

Ingredientet:

  • Disa feta Kastravec
  • 1 luge Kos
  • Pak leng Limoni

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Zbusni ne uje te nxehte fetat e kastravecit dhe me pas shtoni kosin dhe lengun e limonit.
  • Perzijini te gjithe bashke deri sa te krijohet nje mase e vetme.
  • Aplikoni masken ne fytyre dhe lereni per 10 minuta qe te veproje.
  • Shpelani fytyren me uje te rrjedhshem.

Maske per Fytyren me Limon

Kjo maske sherben per te pasur nje lekure te paster dhe kjo fale limonit.

Ingredientet:

  • 1 luge e vogel Mjalte
  • 1 luge e vogel leng Limoni

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Perzijini mire te dy ingredientet dhe aplikojeni masken ne fytyre.
  • Lereni masken me limon te veproje per 15 minuta dhe me pas shpelajeni ne uje te rrjedhshem.

Maske per Fytyren me Vaj me Efekt Antirrudhe

Maska me vaj ulliri eshte shume efikase per te luftuar rrudhat dhe do ta beje lekuren tuaj te paster dhe te bute.

Ingredientet:

  • 1 luge te vogel Kos
  • 1 luge te vogel Mjalte
  • 1 luge te vogel Vaj Ulliri

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Perzijini te 3 ingredintet se bashku dhe dhe aplikoni masken ne lekuren e pastruar.
  • Lereni masken te veproje per 15 minuta.
  • Shpelani fytyren si gjithmone ne uje te rrjedhshem.

Kujdes: Para se te aplikoni cdo maske beni testin e alergjise. Vendosni pak maske ne qafe dhe lereni per disa minuta. Nese lekura juaj nuk skuqet mund te vazhdoni aplikimin e maskes ne lekuren e fytyres.

Se shpejti me maska te reja per fytyren

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide dhe Keshilla : Dekoromi i Shtepise me Qirinj



This post first appeared on Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas, please read the originial post: here

Share the post

Maska per Fytyren ne Kushte Shtepie

×

Subscribe to Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×