Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Si te Pergatisim Domate te Mbushura me Ton

Domatet e mbushura me ton eshte Nje Pjate qe mund te sherbehet si antipaste e fresket. Kjo pjate eshte e lehte per tu pergatitur dhe perpara se ta servirni ne tavoline ju mund ta vendosni per disa minuta ne frigorifer. Koha e e pergatitjes eshte 20 minuta. Suprizoni familjaret ose miqte tuaj duke i sherbyer kete recete te vecante. Ju ftojme te zbuloni ingredientet dhe receten e meposhteme.

Perbersit per 4 Persona:

  • 4 Domate te Rrumbullaketa
  • 2 Veze
  • 150 gr Ton
  • 1 Luge Ullinj te Zinj
  • 1 Luge Kaperi
  • 3 Luge Majoneze
  • Kripe
  • Majdanoz

Pergatitja:

  • Si fillim lani domatet ne uje te rrjedhshem dhe pritini ne pjesen e siperme si ne foton ilustruese.

  • Me ndihmen e nje luge heqim tulin e brendshem te domates. Pasi ti kemi hequr tulin I vendosim domatet ne nje pjate me koke poshte.

  • Nderkohe fillojme pergatitjen e mbushjes me ton. Zieni vezet dhe prijini ne copeza te vogla. Vendosini ne nje pjate te gjithe ingredientet si vezet e prera, tonin, ullinjte e prere, kaperin dhe majdanozin.

  • Perzijini te gjitha ne pjate dhe shtoni majonezen. Vazhdoni perzierjen derisa te keni perfituar nje mase homogjene.

  • Me ndihmen e nje luge mbushni domatet me salcen e perfituar.

  • Vendosni domatet si ne foton ilustruese duke montuar pjaten ne menyre te bukur per syrin. Antipasta eshte gati. Ju befte mire!

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe: 10 Trendet e Modes Vjeshte-Dimer



This post first appeared on Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas, please read the originial post: here

Share the post

Si te Pergatisim Domate te Mbushura me Ton

×

Subscribe to Dhurata Ime – Ide Per Dhurata Falas

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×