Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë pasi po lëvizte dorën drejt gardhit të tyre në një kopsht zoologjik” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë pasi po lëvizte dorën drejt gardhit të tyre në një kopsht zoologjik” plus 1 more Telegrafi Dështime


Momenti Kur Vajza Kapet për flokësh nga dy majmunë pasi po lëvizte dorën drejt gardhit të tyre në një kopsht zoologjik

Posted: 22 Jul 2022 02:32 PM PDT

Ky është momenti kur një vajzë u kap prej flokësh nga dy majmunë pasi ajo po lëvizte dorën e saj në drejtim të tyre te gardhi me tela. Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik meksikan.

Videoja, tregonte majmunët që qëndronin të ngjitur në telat e gardhit dhe e tërhoqën vajzën drejt tyre duke e kapur nga flokët, derisa ajo bërtiste.

Fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte nga ata dhe nuk u duk se pësoi lëndime, transmeton Telegrafi.

Incidenti filloi kur vajza po mbante celularin e saj në njërën dorë dhe tentoi të regjistronte veten duke ‘goditur’ lehtë pjesën e gardhit me tela ku qëndronte njëri nga majmunët. /Telegrafi/

@greciadlg29♬ kiss me more – audios &lt3

The post Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë pasi po lëvizte dorën drejt gardhit të tyre në një kopsht zoologjik appeared first on Telegrafi.

Nëna kritikohet për trajtimin me laser që ia bëri djalit 6 muajsh, ajo arsyetohet se është për të mirën e tij

Posted: 21 Jul 2022 11:51 PM PDT

Nëna e dy fëmijëve, Brooke është detyruar të mbrojë vendimin e saj për t’iu nënshtruar trajtimit me laser për fëmijën e saj 6 muajsh, pasi ndau historinë me shfrytëzuesit e TikTok.

Gjegjësisht, Brooke zbuloi se djali i saj i vogël, Kingsley ishte diagnostikuar me sindromën Sturge-Weber, një çrregullim neurologjik që shkaktoi glaukomë në syrin e tij, por edhe një skuqje shumë të theksuar në një pjesë të fytyrës.

Kur ajo foli për vendimin e saj që Kingsley t’i nënshtrohej trajtimit me laser për të hequr shenjën e lindjes, ajo u quajt “mizore” dhe “abuzuese e fëmijëve”. Shumë e kritikuan atë se nuk donte të priste që Kingsley të rritej për të marrë atë vendim për veten e tij.

@brookecyn Reply to @abbietiktok1234 #greenscreensticker ♬ original sound – Brooke

Brooke zbuloi se po ndiqte këshillat e profesionit të mjekëve, “Nuk është se u zgjova një ditë dhe vendosa, “Hej, do të heq qafe shenjën e tij të lindjes, nuk mendoj se është i lezetshëm”. Unë mendoj se ai është djali më i bukur në të gjithë botën. Nuk ka dyshim për këtë", shpjegon ajo në videon e saj në TikTok.

“Nuk më intereson shumë nëse ai ka një shenjë lindjeje në fytyrën e tij apo jo. Nëse nuk do ta dija se çfarë mund të ndodhte nga ajo shenjë e lindjes, do ta lija. Më duket e bukur sido që të jetë, më zemëron që njerëzit mendoj se kjo është vetëm për qëllime kozmetike”, tha ajo.

Brooke tha se ishte tepër e vështirë të shikoje djalin e saj duke kaluar nëpër të gjithë procesin. Ajo dokumentoi trajtimin e dytë me laser të Kingsleyt, në të cilin ajo vrapoi duke qarë gjatë procedurës dy minutëshe, ndërsa babai i Kingsley qëndroi me të. /Telegrafi/

The post Nëna kritikohet për trajtimin me laser që ia bëri djalit 6 muajsh, ajo arsyetohet se është për të mirën e tij appeared first on Telegrafi.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë pasi po lëvizte dorën drejt gardhit të tyre në një kopsht zoologjik” plus 1 more Telegrafi Dështime

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×