Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos” plus 9 more Telegrafi Futboll


  • Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos
  • Lukaku i ‘mahniti’ të gjithë te Interi me mbipeshë, ai duhet të punojë që të arrijë në 101 kilogramë
  • Enigma e PSG-së po plotësohet: Neymar, Messi, Mbappe, Ramos, Keylor…
  • De Gea shfaq besnikëri ndaj Manchester United: Shpresoj ta mbyll karrierën këtu
  • Mane tregon bisedën që kishte me Klopp: I tregova që do të largohem para një viti
  • Chelsea interesohet për transferimin e Allan Saint-Maximin
  • Prezantimi unik i Vedat Muriqit te Mallorca, skena nga filmi i Johnny Depp dhe festa e reprezentuesit kosovar në det
  • Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca
  • Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Oleksandr Zinchenkos
  • Belotti drejt transferimit në Gjermani, në bisedime me Borussia Dortmundin

Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos

Posted: 22 Jul 2022 02:55 PM PDT

Që nga fundi i sezonit të kaluar, emri i Cristiano Ronaldos ka qenë në gojën e të gjithëve. Manchester United përfundoi i gjashti në Ligën Premier, 13 pikë larg vendeve që dërgonin në Ligën e Kampionëve.

Pasi mungesa e Djajve të Kuq në Ligën e Kampionëve u bë e sigurt matematikisht, zërat për largimin e sulmuesit portugez nga klubi kanë qenë në rritje, edhe pse ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Unitedit verën e kaluar nga Juventusi pas një sezoni jokonsistent me skuadrën italiane. Ronaldo kishte shpresuar të gjente një ekip konkurrues në Mançester, por nuk ka qenë kështu.

Skuadrat e përfolura dhe sezoni i fundit i tij 

Mbrojtja e dobët e Man United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær dhe Ralf Rangnick bëri që klubi të mos fitonte asnjë trofe sezonin e kaluar.

Fushata e tyre në Ligën e Kampionëve u ndal kundër Atletico Madrid në raundin e parë të eliminimit direkt, ndërsa FA Cup dhe Carabao Cup sollën sezonin dështues.

E gjithë kjo ndodhi pavarësisht se numrat e sulmuesit ishin mjaft mbresëlënës pasi veterani shënoi 24 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Cristiano Ronaldo nuk do të kishte qenë shumë i kënaqur me idenë për të marrë pjesë në Ligën e Evropës, kështu që agjenti i tij, Jorge Mendes, ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke kërkuar një vend për të në një skuadër me shanse për lavdi në garën më të mirë kontinentale.

Chelsea dhe Bayern Munich u konsideruan për të… por ata përfunduan duke hedhur poshtë opsionin e nënshkrimit të tij, ndërsa Sporting CP dhe Atletico Madrid janë ekipe të tjera me të cilat ai ka qenë i lidhur.

Sidoqoftë, Los Colchoneros nuk janë të interesuar për një marrëveshje të tillë. Madje, as Real Madridi nuk dëshiron ta rikthejë në kryeqytetin spanjoll ikonën e tyre të dikurshme.

Cristiano nuk shkoi në turne me United

Thashethemet për pakënaqësinë e tij me United arritën kulmin kur në fillim të kampit stërvitor parasezonal, portugezi mungonte për shkak të "problemeve familjare" dhe kishte lejen e klubit për të qëndruar në vendlindje.

Klubi njoftoi se Ronaldo nuk do të ishte në turneun aziatik dhe trajneri i tij i ri, Erik ten Hag, ka thënë dy herë në konferenca për shtyp se nuk e di se kur sulmuesi portugez do t’i bashkohet stërvitjes së ekipit.

Mirëpo, trajneri holandez ka thënë disa herë se po mbështet tek ai dhe se lojtari nuk është në shitje.

Një muaj e disa ditë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar në ligat kryesore evropiane dhe askush nuk është i sigurt se ku do të luajë ylli portugez sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Lukaku i ‘mahniti’ të gjithë te Interi me mbipeshë, ai duhet të punojë që të arrijë në 101 kilogramë

Posted: 22 Jul 2022 02:14 PM PDT

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku u kthye në "Giuseppe Meazza" pas një viti në Chelsea, por u shfaq në mbipeshë të madhe dhe do të duhet ta rregullojë.

Lukaku kishte një sezon për të harruar te Chelsea, ndërsa te Interi shihet ende si hero. Ai u solli atyre titullin sezonin e kaluar dhe ata shpresojnë se ai mund ta bëjë përsëri. Sidoqoftë, ai duhet të përgatitet mirë.

Belgu ka pasur problem me peshën e tepërt edhe më herët në karrierën e tij, por këtë verë e ka tepruar vërtet.

Mediat italiane theksojnë se ai i ka lënë të gjithë të 'mahnitur' kur është paraqitur në stërvitje dhe se klubi ka ndërmarrë hapat e duhur për ta përgatitur sa më mirë.

Lukaku pranoi një program diete të përshkruar nga nutricionistët specialë, ku ai duhet të bie në 101 kg. Vlerësohet se Lukaku punon më mirë me 101 kg peshë.

Mediat italiane nuk deshën të zbulojnë detajet, se sa kilogramë peshon aktualisht sulmuesi belg, por u raportua se e kishte tepruar dhe se aktualisht është në një dietë të rreptë.

Problemi në Angli ishte se Lukaku po punonte për të fituar sa më shumë muskuj. Ai përdori një dietë të ndryshme dhe pati pasoja. Në Inter i dhanë një regjim të tillë që u bë më shpërthyes dhe këtë do ta bëjnë sërish.

Nutricionistët e punësuar nga Interi do të heqin nga dieta e Lukakut patatet, ushqimet e skuqura, pijet e gazuara dhe alkoolike. Nga ana tjetër, ata do ta ushqejnë me sallata, peshk dhe pulë./Telegrafi/

The post Lukaku i 'mahniti' të gjithë te Interi me mbipeshë, ai duhet të punojë që të arrijë në 101 kilogramë appeared first on Telegrafi.

Enigma e PSG-së po plotësohet: Neymar, Messi, Mbappe, Ramos, Keylor…

Posted: 22 Jul 2022 01:40 PM PDT

Christophe Galtier ka bërë një hyrje të fortë në "Parc des Princes", duke treguar se ai ka një plan mjaft konkret se si të forcojë Paris Saint-Germain dhe t’i bëjë ata një forcë më të qëndrueshme për të ecur përpara.

Përpara ndeshjes së tij të parë në krye të kampionëve francez, Galtier ishte i shpejtë për të vënë në dukje se çfarë përfshinte plani i tij. Ai ka thënë se askush nuk do të jetë mbi skuadrën.

Pra, enigma rreth PSG-së ka filluar të zbulohet… edhe pse disa pjesë janë ende pa pasqyrë të qartë.

3-4-1-2 i tij

4-4-2 ishte i panegociueshëm për Galtier në St-Etienne, Lille dhe Nice . Gjithçka ndryshoi kur ai mbërriti në Paris.

Tre qendërmbrojtës kanë qenë ata të përdorur nga Galtier në miqësoret kundër Quevilly (2-0) dhe Kawasaki Frontale (2-1). Në hapjen e turneut në Japoni, për më tepër, ai luajti një 11-she që duket si formacioni më i fortë fillestare.

“Ne do ta përdorim këtë sistem këtë sezon. Kemi luajtur dy ndeshje me të dhe po ashtu punojmë çdo ditë në stërvitje. Duhet një kohë për përshtatje”, ka thënë trajneri francez.

Si do të përshtaten Neymar dhe Lionel Messi së bashku

Me Kylian Mbappe që ka rinovuar deri në vitin 2025 dhe si udhëheqës i projektit, Galtier tani po akomodon Messin dhe Neymarin në sulmin e tij.

“Si mund të mos llogaris tek ai [Neymar]? Ai është një futbollist i klasit botëror”.

"Duhet të kesh një balancë, por unë e kam të qartë se çfarë dua prej tij dhe jam i sigurt se ai do të qëndrojë", kishte dekluar Galtier.

Integrimi i Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi spanjoll ka nisur dy ndeshjet e para parasezonale të PSG-së. Ramos la luajtur në krahun e djathtë me tre mbrojtës, Marquinhos zë vend në qendër, ndërsa Diallo dhe Kimpembe në të majtë.  Ramos ka qenë i rëndësishëm… madje ka shënuar një penallti kundër Quevilly!

Pasi ka tejkaluar lëndimet e tij, ish-lojtari i Real Madridit po përshtatet me një sistem që është i ri për të. Ai dëshiron të jetë titullar dhe lojtar i rëndësishëm këtë sezon në Paris.

Kush do të jetë portieri i parë?

Galtier e ka gjetur veten me të njëjtin ‘problem’ si Pochettino: kush do të jetë në portë? Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas janë sërish në garë për të qenë portieri titullar.

"Më duhet të flas me të dy. Mund të ketë një '1' dhe një '2' dhe të ndryshojë gjatë gjithë sezonit".

Deri më tani, në dy miqësoret, Donnarumma ka nisur pjesën e dytë kundër Quevilly dhe Sergio Rico pjesën e dytë kundër Kaëasaki Frontale. Në miqësoren e radhës kundër Urawa Red Diamonds, Navas do të marrë pjesën e minutave, sipas trajnerit.

Nënshkrimet dhe largimet

Ka shumë lëvizje në PSG. Luis Campos po kalon një verë të ngarkuar në frontin sportiv. Nënshkrimeve të Vitinhas, Nuno Mendes dhe Hugo Ekitike së shpejti mund t’i bashkohen Nordi Mukiele, Renato Sanches dhe Milan Skriniar.

Për sa i përket largimeve, Alphonse Areola ka nënshkruar për West Ham United ndërsa Angel Di Maria, Colin Dagba dhe Xavi Simons janë larguar gjithashtu.

Ander Herrera, Leandro Paredes, Julian Draxler, Mauro Icardi, Layvin Kurzaëa dhe Georginio Wijnaldum janë gjithashtu kandidatë për t’u larguar sipas L’Equipe./Telegrafi/

The post Enigma e PSG-së po plotësohet: Neymar, Messi, Mbappe, Ramos, Keylor… appeared first on Telegrafi.

De Gea shfaq besnikëri ndaj Manchester United: Shpresoj ta mbyll karrierën këtu

Posted: 22 Jul 2022 12:54 PM PDT

Portieri i Manchester United , David de Gea, është i gatshëm për bisedime të reja për kontratën me klubin.

De Gea ende nuk ka diskutuar për një kontratë të re, por është gati të qëndrojë në klub edhe për një kohë të gjatë. Kontrata e tij aktuale skadon qershorin e ardhshëm.

"Nuk kam folur ende me askënd, por sigurisht, do të isha shumë i lumtur të jem këtu për aq kohë sa ata duan, sepse dua të jem këtu për më shumë vite", ka thënë portieri spanjoll.

I pyetur nëse ai mund ta përfundojë karrierën e tij në Manchester United, De Gea nuk hezitoi të kthejë përgjigje pozitive.

“Po, nëse është e mundur, sigurisht. Nëse më lejojnë të qëndroj këtu, do të qëndroj këtu. Jam shumë rehat, shumë i lumtur dhe shpresoj para se të largohem, ne mund të fitojmë diçka”, ka thënë De Gea. /Telegrafi/

The post De Gea shfaq besnikëri ndaj Manchester United: Shpresoj ta mbyll karrierën këtu appeared first on Telegrafi.

Mane tregon bisedën që kishte me Klopp: I tregova që do të largohem para një viti

Posted: 22 Jul 2022 11:56 AM PDT

Sadio Mane ka shpjeguar largimin nga Liverpool për në Bayern Munich, duke treguar edhe bisedën që e kishte patur me trajnerin Jurgen Klopp .

Mane sapo u kurorëzua si 'Lojtari i Vitit në Afrikë' për herë të dytë, ndërsa 30-vjeçari disa ditë më parë nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me 32 herë kampionët gjermanë Bayern Munich në qershor.

“Ishte vitin e kaluar që mora vendimin tim për t’u larguar sepse kam nevojë për një sfidë të re në jetën time”.

"Për mua, ishte koha e duhur. Kam folur me trajnerin [ Jurgen Klopp ] një vit më parë. Fola me të për dëshirën time për t’u larguar".

“Nëse e shihni historinë time, unë kam ardhur nga një qytet i vogël – jeta ime ka qenë gjithmonë një sfidë, kështu që unë dua të sfidoj veten gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mane për BBC Sport Africa. /Telegrafi/

The post Mane tregon bisedën që kishte me Klopp: I tregova që do të largohem para një viti appeared first on Telegrafi.

Chelsea interesohet për transferimin e Allan Saint-Maximin

Posted: 22 Jul 2022 11:43 AM PDT

Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror për futbollistë.

Londinezët pasi kanë marrë Raheem Sterling duan ta përforcojnë edhe më shumë repartin ofensivë të sulmit.

Sulmuesi francez Allan Saint-Maximin është lojtari i ri në listën e londinezëve për fazën sulmuese.

Thomas Tuchel e pëlqen shumë francezin i cili ka pasur një vit fantastik me Newcastlen, duke qenë ndër lojtarët më meritor për shpëtimin e ‘Laraskave’.

25-vjeçari shënoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 35 ndeshje zyrtare.

Chelsea ka pyetur rivalët anglezë për çmimin e sulmuesit anësorë dhe Newcastle po e vlerëson atë 48 milionë euro.

Në garë për anësorin këmbëshpejtë është edhe Tottenham Hotspur, por asnjëra nga skuadrat londineze nuk është gati ta paguaj shumën e kërkuar nga Newcastle.

Gjithsesi ‘Laraskat’ po mendojnë të nënshkruajnë me Memphis Depay në rast të largimit të francezit. /Telegrafi/

The post Chelsea interesohet për transferimin e Allan Saint-Maximin appeared first on Telegrafi.

Prezantimi unik i Vedat Muriqit te Mallorca, skena nga filmi i Johnny Depp dhe festa e reprezentuesit kosovar në det

Posted: 22 Jul 2022 11:30 AM PDT

Vedat Muriqi është larguar nga Lazio për ta vazhduar karrierën te Mallorca.

Disa minuta më parë Lazio konfirmoi shitjen e përhershme të Muriqit tek skuadra ishullore.

"SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca", ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit kosovar te klubi i tij i ri.

Mallorca i ka bërë një prezantim unik Muriqit duke marrë disa skena të filmit ‘Pirates Caribbean’ të aktorit Johny Depp.

Pas skenave të filmit, shihet Muriqi në një jaht luksoz në detin e Mallorcas duke kënduar, derisa pastaj kanë ardhur disa nga momentet më të mira të tij sa ishte i huazuar për gjashtë muaj te Mallorca.

Njëjtë si Lazio as Mallorca nuk ka dhënë detaje të transferimit të prizrenasit deri më tani. /Telegrafi/

The post Prezantimi unik i Vedat Muriqit te Mallorca, skena nga filmi i Johnny Depp dhe festa e reprezentuesit kosovar në det appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

Posted: 22 Jul 2022 11:04 AM PDT

Vedat Muriqi është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.

Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga skuadra spanjolle, ka qenë Lazio që ka njoftuar se e ka shitur Muriqin te Mallorca.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.

Detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga Lazio, derisa lojtari pritet gjatë orëve të ardhshme të prezantohet te Mallorca.

Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca

Reprezentuesi kosovar e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tre asistime. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Oleksandr Zinchenkos

Posted: 22 Jul 2022 10:44 AM PDT

Oleksandr Zinchenko më në fund ka kompletuar transferimin te skuadra londineze Arsenal.

Mbrojtësi i majtë ukrainas është larguar nga Manchester City pas gjashtë viteve qëndrim në Etihad Stadium.

Londinezët paguan 35 milionë euro për transferimin e ukrainasit, si dhe tre milionë euro të tjera në formë bonusesh.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Topçinjtë deri në verën e vitit 2027.

Zinchenko tanimë është prezantuar tek Topçinjtë dhe është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi shumë të lumtur që Zinchenko na është bashkuar. Ai është një lojtar që unë personalisht e njoh shumë mirë dhe vazhdova ta ndjek edhe pas kohës sime te Manchester City”.

“Alex është një lojtar me cilësi të mëdha që do të na japë shumë opsione dhe shkathtësi”, tha Arteta

Zinchenko bëhet nënshkrimi i pestë i Arsenalit këtë verë, pasi më herët londinezëve iu bashkuan edhe Gabriel Jesus, Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Oleksandr Zinchenkos appeared first on Telegrafi.

Belotti drejt transferimit në Gjermani, në bisedime me Borussia Dortmundin

Posted: 22 Jul 2022 10:33 AM PDT

Andrea Belotti vazhdon të mbetet një futbollist i lirë pas largimit nga Torino.

Sulmuesi italian u largua si futbollist i lirë, pasi kontrata me Torinon i skadoi më 30 qershor të këtij viti dhe nuk pranoi rinovimin.

Përkundër që ka disa oferta të rëndësishme në tavolinë, Belotti ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Së fundmi në skenë ka dal emri i Borussia Dortmund që ka mbetur pa Sebastien Haller për një kohë të gjatë shkaku i operimit.

BVB ka kontaktuar agjentët e futbollistit për të pyetur rreth kushteve që ka sulmuesi italian.

Transferi i ri i Dortmundit, Sebastien Haller diagnostikohet me tumor

Mediat në Itali dhe Gjermani kanë raportuar se palët kanë avancuar në negociata dhe mund të ketë një marrëveshje.

Interesim për Belottin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Monaco, Roma, Monza dhe Napoli. /Telegrafi/

The post Belotti drejt transferimit në Gjermani, në bisedime me Borussia Dortmundin appeared first on Telegrafi.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos” plus 9 more Telegrafi Futboll

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×