Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë

Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë


  • Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë
  • Sëmundjet e tiroides, kur duhet të kërkoni trajtim?
  • Kardiologia Liko: Ja rreziqet që i vijnë zemrës nga temperaturat e larta
  • Bajamet kronike, si ndikojnë temperaturat e larta
  • Pse dobësohet shikimi me kalimin e moshës?
  • Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqja në SPAK
  • Rregullorja e re/Raportet e paaftësisë në punë do lëshohen edhe për të sëmurët me kancer dhe karantinë; Ashpërsohen gjobat për mjekët e familjes

Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë

Posted: 18 Jul 2022 07:35 AM PDT

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nënvarianti Ba5 i Omicron është në qarkullim edhe në vendin tonë. Silva Bino konfirmon se të gjitha të dhënat epidemiologjike flasin për praninë e këtij mutacioni, edhe pse ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga laboratorët e referencës.

Aktualisht, jemi vetëm në fillimin e valës nga nënvarianti Ba5. Bino thotë se piku i infektimeve pritet të arrihet në muajin gusht.

Shefja për sëmundjet infektive në ISHP rekomandon qytetarët që të kryejnë vaksinën anti-Covid para vjeshtës. Silva Bino ka sqaruar opinionin publik për sigurinë e vaksinave pas akuzave të kryetarit demokrat se ato po përdoren të skaduara: "Data e përdorimit të vaksinës është shtyrë me 3 muaj, 6 muaj dhe 9 muaj, sipas loteve të vaksinave, sipas zbatimit të Agjencisë Europiane të Barnave".

Sipas të dhënave të deritanishme, nënvarianti Ba5 i Omicron ka shenja më të lehta se mutacionet e tjera, por nuk mungojnë rastet e rënda dhe humbjet e jetës.

Sëmundjet e tiroides, kur duhet të kërkoni trajtim?

Posted: 18 Jul 2022 05:58 AM PDT

Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për gjëndrën tiroide, por shumë nuk dinë ose nuk kuptojnë se çfarë bën gjëndra tiroide. Gjëndra tiroide është një gjëndër endokrine. Ajo prodhon një hormon të quajtur hormon tiroide, i cili përfshihet në rregullimin e metabolizmit të trupit. Gjëndra është ne formën e një fluture dhe ndodhet në pjesën e përparme të qafës poshtë mollës së Adamit.

Hipotiroidizmi

Një nga problemet më të zakonshme që prek gjëndrën tiroide është hipotiroidizmi. Kjo ndodh kur gjëndra pushon së prodhuari mjaftueshëm hormon. Shkaku më i zakonshëm i kësaj gjendje është tiroiditi i Hashimoto – një çrregullim autoimun që në fund të fundit bën që gjëndra të ndalojë së punuari. Simptomat e hipotiroidizmit mund të ndryshojnë dhe mund të përfshijnë lodhje, shtim në peshë, kapsllëk dhe lëkurë të thatë. Hipotiroidizmi trajtohet mjekësisht duke zëvendësuar hormonin e trupit me një ilaç që merret çdo ditë për tërë jetën.

HIPERTIROIDIZMI

Disa çrregullime të gjëndrës tiroide bëjnë që ajo të jetë tepër aktive dhe të bëjë shumë hormon. Nuk është për t’u habitur, kjo quhet hipertireozë. Hipertireoza zakonisht shkaktohet nga një sëmundje autoimune e quajtur sëmundja Graves ose nga një nyjë tiroide metabolikisht aktive që po prodhon shumë hormon. Simptomat e hipertiroidizmit gjithashtu ndryshojnë dhe mund të përfshijnë humbje peshe, rrahje të shpejtë të zemrës, djersitje, diarre dhe nervozizëm. Sëmundja e Graves mund të trajtohet me ilaçe, terapi me jod radioaktiv ose kirurgji.

ÇRREGULLIMET E TJERA TE TIROIDES

Çrregullime të tjera të gjëndrës tiroide kërkojnë kirurgji për trajtim. Lobektomia tiroide dhe hemilobektomia janë operacione që heqin një pjesë të gjëndrës, ndërsa tiroidektomia totale heq të gjithë gjëndrën. Trajtimi i kancerit të tiroides zakonisht kërkon tiroidektomi totale dhe, në disa raste, heqjen e nyjeve limfatike në qafë. Disa nyje jo kancerogjene bëhen mjaft të mëdha për të shkaktuar dhimbje, gëlltitje dhe probleme me frymëmarrjen. Kur kjo ndodh, rekomandohet tiroidektomia e pjesshme ose totale. Një person që i ka hequr një pjesë të gjëndrës tiroide, mund të mos ketë nevojë të marrë zëvendësimin e hormoneve pas operacionit. Sidoqoftë, kur një person ka hequr të gjithë gjëndrën, ai do të duhet të marrë hormonin zëvendësues për jetën.

Kur duhet të kërkoni trajtim?

Kini parasysh të konsultoheni me mjekun tuaj të kujdesit primar nëse shenjat dhe simptomat e hipotiroidizmit ose hipertireozës janë të pranishme, ose nëse një nyjë shënohet në anët e poshtme të pjesës së përparme të qafës tuaj. Mjeku juaj do të kryejë një histori të hollësishme mjekësore dhe ekzaminim fizik. Konsulta mund të përfshijë teste laboratorike, rrezet X dhe referimin tek një endokrinolog ose specialist i veshit, hundës dhe fytit. Nëse operacioni është i nevojshëm, ju do të referoheni në një kirurg të veshit, hundës dhe fytit ose ekspert me përvojë në kryerjen e procedurave të tiroides për të vlerësuar dhe biseduar me ju në lidhje me opsionet tuaja. Çrregullimet e tiroides janë mjaft të zakonshme tek të rriturit. Për fat të mirë, pothuajse të gjitha problemet e tiroides mund të menaxhohen me sukses kur identifikohen herët.

 

Kardiologia Liko: Ja rreziqet që i vijnë zemrës nga temperaturat e larta

Posted: 18 Jul 2022 02:50 AM PDT

Temperaturat e larta të cilat prej ditësh kanë pushtuar vendin tonë po ndikojnë gjithnjë e më tepër tek shëndeti i qytetarëve, kryesisht tek ata të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake. Simptomat e lodhjes nga i nxehti janë dhimbja e kokës, djersitja e shtuar, dobësia dhe urinimi me ngjyrë të errët. Simptoma që flasin për një urgjencë janë kriza hipertensive, temperaturë e lartë e trupit, pulsi i dobët, të dridhurat, gjendjet e konfuzit. Në raste të tilla duhet drejtuar menjeherë tek një mjek specialist.

Mjekia kardiologe Manjola Liko shprehet për gazetën Shëndeti se kjo është një përiudhë mjaft delikate ku duhet treguar shumë kujdes nga qytetarët, sidomos nga ata të cilët vuajnë nga probleme të zemrës. "Numri i pacientëve është rritur, më të riskuar janë të sëmurët kronikë, moshat e vjetra dhe fëmijët të cilët kanë një rritje të sëmundshmërisë, hospitalizimeve dhe vdekshmërisë."

"Trajtimi sigurisht ndryshon nga rasti në rast sipas diagnozës bazë që kanë pacientët. Pacientët që paraqiten me vlera të larta të presionit arterial duhet të bëhet një ulje sa më e shpejtë e vlerave të presionit. Pacientë me insuficiencë kardiake shpesh nga i nxehti përfundojnë me dekompesim të gjendjes së tyre  dhe trajtimi i tyre  është kompleks duke rregulluar një sërë parametrash.  Temperaturat e larta nxisin edhe atakun kardiak. Për trajtimin e tij ka një protokoll standart që ndiqet, hipertensioni i patrajtuar mbart  një sërë komplikacionesh si sëmundje ishemike të zemrës risk të lartë për  infarkt , insuficiencë kardiake , insuficiencë renale . "

Dr. Manjola Liko u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kryejnë kontrolle sa më të shpeshta mjekësore sidomos për individët  që në përditshmëri ndiejnë një rëndesë nga gjendja e tyre normale.

Më tej ajo shprehet duke thënë se e rëndësishme është gjithashtu që :" Gjatë këtij sezoni te konsumohen sa më shume uji, frutat, perimet, lëngjet e nevojshme, ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve dhe ushqimet e lehta. Nuk rekomandohet të përdoret shumë kafja, alkooli apo lëngjet me sheqer dhe lëngjet e gazuara sepse shtojnë dehidrimin."

Për të evituar çdo lloj problemi, qoftë ky kardiak apo probleme të tjera në organizëm e mira është që në këto ditë të nxehta të evitojmë çdo lloj aktiviteti jashtë, në fashën e orarit 10:00- 16:30, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta.

Bajamet kronike, si ndikojnë temperaturat e larta

Posted: 18 Jul 2022 02:22 AM PDT

Bisedoi: Iliada Kovaçi

Fëmijët por jo vetëm, janë ata të cilët shpesh herë sëmuren nga infektimi i bajameve. Për të mësuar më tepër rreth komplikacioneve që ato japin në organizëm dhe mënyrat e trajtimit, gazeta Shëndeti ka zhvilluar një intervistë me mjekun Eduart Bajraktari i cili i është përgjigjur disa pyetjeve rreth këtyre problematikave.

Doktor, pse sëmuremi shpesh nga bajamet dhe cili është trajtimi që duhet ndjekur?  

Tonsilat janë "porta" e organizmit. Ato kanë një rol kyç në mbrojtjen e organizmit nga mikrobet që hyjnë në gojë. Shpesh themi që infektohen bajamet por me këtë kuptojmë që infektohet porta hyrëse.

Fillimisht janë mikrobet ato që ndikojnë dhe faktorët viralë. Nëse një pacient vuan nga faktori mikrob do e luftojë me antibiotikë. Forma më e rëndë është streptokoku i cili do një antibiotik më specifik. Sigurisht që ndikojnë edhe mikrobe të tjera por këto janë më kryesoret dhe më të përhapurat. Për raste të tilla përdoret penicilina. Përsa i përket infeksioneve virale, ato kalojnë më shpejt për 1-2 apo 3 ditë. Në këto raste nuk përdoren antibiotikë por vetëm anti inflamatorë dhe grup vitaminash. Në varësi të situatës gjithmonë rishikohet trajtimi.

Fillimisht duhet bërë përcaktimi se çfarë faze është dhe nëse është streptokok bëhet ekzaminimi me analizë me mbjellje nga goja me anë të së cilës kuptojmë specifikisht se cili është mikrobi. Duke u bazuar tek ekzaminimi dhe faza në të cilën është pacienti përcaktohet edhe trajtimi që do duhet të ndjekë për të shmangur pasojat e për të mos e lejuar sëmundjen të kthehet në kronike.

Çfarë simptomash japin?

Simptomat janë të ndryshme dhe mund të jenë disa. Ndër to mund të përmendim skuqje të bajameve apo një lloj veshje nga jashtë, vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, dhimbje fyti,temperaturë, ethe etj

A ka një emërtim si sëmundje infektimi I bajameve ?

Atë që në gjuhën e përditshme njerëzit e quajnë si infektim të bajameve në gjuhën mjekësore përcaktohet si:

  • Tonsilit
  • Tonsiliti Kronik ose Akut
  • Absces peritonsilar

Kush është grupmosha që preket kryesisht?

Kryesisht janë moshat e reja ato të cilat sëmuren më shpesh. Grupmosha nga 10 deri në 30 vjeç është ajo më e prekur.

A krijojnë komplikacione të tjera në shëndet bajamet e infektuara?

Sigurisht, ka shumë komplikacione sepse sëmundja kthehet në streptokok. Nëse streptokokun nuk e mjekojmë mirë që në herën e parë ai fillon e bëhët kronik dhe do jetë më I vështirë trajtimi.

Gjithashtu ndikon edhe në organe të tjera që mund të cojë deri në meningokok apo sepsis të cilat janë edhe format më të rënda .

Çfarë na çon drejt heqjes së bajameve? Në cfarë faze këshillohet të hiqen?

Në momentin që situata bëhet e bezdisshme për pacientin, kur ai është në atë fazë që shtrohet cdo muaj apo vizitohet cdo 15 ditë, inflamohet dhe bëhet rrezik edhe për mosushqyerje kur bajamet fryhen tepër e pacienti nuk arrin dot të gëlltisë ushqimin, ateherë pikërisht ne këto raste detyrohet ti nënshtrohet ndërhyrjes dhe ti heqë ato.

Pas heqjes së bajameve kujdesi duhet të jetë maksimal dhe I dyfishtë për vetë faktin se infeksioni është hequr nga porta mbrojtëse dhe në momentin që pacienti mund të sëmuret sërisht do të sëmuret direkt në trake dhe inflamacioni kalon direkt në mushkëri  e në këtë mënyrë është më i riskuar.

Po temperaturat e larta gjatë stinës së verës, cfarë ndikimi kanë?

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka ndikim pasi njerëzit konsumojnë më tepër ujë të ftohtë dhe diskordanca e ujit të ftohtë me temperaturat e ambientit krijon komplikacione të menjëhershme dhe njerëzit sëmuren. Pikërisht kjo është edhe këshilla më e mirë që duhet ndjekur tani gjatë verës. Konsumimi i ujit me temperaturë jo shumë të ulët.

Përsa I përket trajtimeve të ndryshme me bimë mjekësore në kushte shtëpie (përdorimi I kripës, sodës së bukës, bimë të tjera etj), që kemi dëgjuar rëndom nga qytetarët, cfarë mendimi keni ? A janë të dëmshme apo e këshilloni përdorimin e tyre ?

Ilaçet në vetvete nga bimët vijnë por janë më të specifikuara dhe më të përqendruara. Pra, ilaçet janë më efikase për trajtimin e sëmundjes kur merren në tablet por edhe përdorimi I sodës së bukës apo kripës siç kemi dëgjuar rëndom nuk kanë ndonjë lloj efekti negativ veëse dezinfektimit të gojës ndaj edhe mund të përdoren.

Pse dobësohet shikimi me kalimin e moshës?

Posted: 18 Jul 2022 01:37 AM PDT

Dr. Alket Koroshi

Disa ndryshime të shikimit janë një pjesë normale e plakjes, ndërsa të tjerat mund të jene pasoje e problemeve shëndetësore ose nen efektin e zgjedhjeve të dobëta të stilit të jetesës, siç është pirja e duhanit.

Ndryshimet e shikimit mund të ndodhin me plakjen për disa arsye si:

  • Fleksibilitet i reduktuar i lenteve
  • Reduktimi i prodhimit të lotëve ose tharja e syve
  • Prishja e lëngut të ngjashëm me xhel ose qelqit në sy
  • Akumulimi i lëngjeve në dhomat e syve
  • Mbyllja ose errësimi i thjerrëzave
  • Rënia e qepallave
  • Dëmtimi i kornesë ose retinës

Për të kuptuar se si këto ndryshime ndikojnë në shikimin tonë ndërsa plakemi, është e rëndësishme të kuptojmë se si shohim.

Kuptimi i vizionit

Drita hyn përmes një indi transparent përpara syrit të quajtur kornea.

Forma dhe trashësia e kornesë përcaktojnë se sa rrezet e dritës hyrëse do të jenë të përkulura dhe rrjedhimisht do të fokusohen në indin e ndjeshëm ndaj dritës (retinë) të pranishëm në pjesën e pasme të syrit.

Kështu, shëndeti i kornesë është thelbësor për të përcaktuar se sa mirë është fokusuar një imazh në sy.

Pas hyrjes në kornea, drita kalon përmes hapjes së vogël rrethore të quajtur bebëza, e cila shihet në qendër të pjesës së ngjyrosur të syrit të quajtur iris.

Irisi kontrollon se sa dritë hyn në sy duke ndryshuar madhësinë e bebëzës.

Kështu, në dritë të ndritshme, bebëza duket më e vogël, ndërsa në dritë të zbehtë bëhet më e madhe.

Drita që hyn në bebëzën më pas kalon përmes thjerrëzës e cila është një strukturë e qartë që fokuson më tej dritën. Trashësia e lenteve mund të ndryshohet nga muskujt e lidhur me të.

Së fundi, drita përqendrohet në retinë që e shndërron atë në sinjale elektrike që barten në tru përmes nervit optik.

Pjesa e brendshme e kokës së syrit është e ndarë në tre dhoma: anteriore, e pasme dhe qelqore.

  • Dhoma e përparme është pjesa midis kornesë dhe irisit.
  • Dhoma e pasme është midis irisit dhe thjerrëzës.
  • Dhoma e qelqit është pjesa prapa thjerrëzës.

Dhomat e përparme dhe të pasme janë të mbushura me një lëng ujor të quajtur humor ujor, ndërsa dhoma qelqore ka një substancë të qartë xhel të quajtur humor qelqor.

Qartësia dhe konsistenca e këtyre humorit ose lëngjeve ndihmojnë në ruajtjen e formës së kokës së syrit dhe arritjen e një vizioni të duhur.

Kështu, nëse ndonjë pjesë e syrit preket, imazhi përfundimtar i përpunuar nga truri mund të ndikohet, duke rezultuar në probleme të shikimit.

Cilat janë problemet e ndryshme të shikimit të lidhura me moshën?

Probleme të ndryshme të shikimit të lidhura me moshën përfshijnë:

Presbiopia:

I referohet rënies së aftësisë së fokusimit të syrit për shkak të një reduktimi të elasticitetit të lenteve.

Mund të shfaqet pas moshës 40-vjeçare si vështirësi për të parë objekte të mbajtura afër ose për të lexuar gazeta dhe shkronja të tjera të imta. Mund të ndodhë më shpejt te njerëzit që tashmë kanë miopi.

Personi shpesh mban libra ose materiale të tjera leximi larg krahut për t’i lexuar siç duhet.

Presbiopia mund të menaxhohet duke mbajtur syze leximi ose bifokale.

Katarakta:

Errësimi ose turbullimi i thjerrëzave quhet katarakt.

Zonat e errëta në lente rezultojnë në fokusim të dobët të rrezeve të dritës, duke rezultuar në një shikim të zvogëluar ose të paqartë.

Ndryshimet e shikimit janë pa dhimbje dhe varen nga vendi ku ndodh errësimi i lenteve.

Kataraktet mund të trajtohen lehtësisht përmes operacionit që përfshin heqjen e thjerrëzës së errët dhe zëvendësimin e saj me një lente artificiale.

Glaukoma:

Një gjendje e rëndë që ndodh për shkak të rritjes së presionit brenda syrit (presioni intraokular ose IOP). Rritja e vazhdueshme e IOP mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit për shkak të dëmtimit të nervit optik.

Glaukoma mund të shfaqet si dhimbje të forta të syve, dhimbje koke, turbullim të shikimit, rritje të lotëve, të përziera ose të vjella dhe shikimi i aureolëve ose unazave me ngjyrë rreth burimeve të dritës.

Mund të trajtohet me medikamente dhe kirurgji.

Sytë e thatë:

Gjëndrat e lotit sekretojnë më pak lot me kalimin e moshës.

Prodhimi i lotëve ndihmon në mbajtjen e syve të pastër dhe të rehatshëm dhe ndihmon në shikimin e duhur. Me formimin e reduktuar të lotëve, sytë ndihen të ashpër dhe të lodhur.

Prodhimi i reduktuar i lotëve mund të rrisë rrezikun e inflamacionit dhe infeksioneve të syve.

Mjeku mund të përshkruajë pika lubrifikuese për sy ose lot artificial për të ndihmuar me këtë problem.

Miza para syve :

Ato i referohen njollave të vogla lëvizëse ose njollave në fushën e shikimit, veçanërisht të dukshme në dritë të ndritshme.

Floaters të rastit janë normale, por rritja e mizave së bashku me ndezjet e dritës mund të tregojë një gjendje serioze themelore siç është shkëputja e retinës.

Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse shihni shumë miza papritmas së bashku me ndezje drite.

Degjenerimi makular i lidhur me moshën (ARMD):

Rezulton për shkak të dëmtimit të një pjese të retinës të quajtur makula.

Shkakton humbje të shikimit qendror me shikimin anësor ose periferik të ruajtur.

ARMD është shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek njerëzit 50 vjeç e lart.

Pamja qendrore e paqartë mund të shkaktojë vështirësi në njohjen e fytyrave ose në leximin e orës.

Edhe pse nuk ka kurë për këtë gjendje, trajtimi mund të zvogëlojë përparimin e saj dhe të ruajë shikimin tuaj.

Kushtet e tjera të syve që mund të ndodhin me plakjen përfshijnë:

Ndjeshmëri e reduktuar e kontrastit të ngjyrave

Retinopati diabetike

Humbja e shikimit periferik

Degjenerimi i kornesë

Shkëputja e retinës

Shkëputja e qelqit

Arteriti i përkohshëm

Ptoza

Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqja në SPAK

Posted: 18 Jul 2022 01:19 AM PDT

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Mësohet se ai do të përgjigjet për koncesionin e sterilizimit.

Më herët për këtë çështje është pyetur zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj.

Rregullorja e re/Raportet e paaftësisë në punë do lëshohen edhe për të sëmurët me kancer dhe karantinë; Ashpërsohen gjobat për mjekët e familjes

Posted: 18 Jul 2022 12:55 AM PDT

Ndryshon pas 29 vitesh rregullorja për procedurat dhe kriteret e lëshimit të raporteve për paaftësi të përkohshme dhe aksidente në punë, barrëlindja dhe sëmundjet profesionale.

Në Fletoren Zyrtare është botuar rregullorja e re që përcakton kriteret e lëshimit të raporteve elektronike nëpërmjet sistemit e-Raporte nga mjeku i familjes, mjekët specialistë dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor (KM).

Në rregulloren e re përfshihet lëshimi i raporteve elektronike mjekësore për paaftësi në punë për të sëmurët me kancer që janë duke u trajtuar me kimioterapi dhe për të punësuarit që ndodhen në karantinë mjekësore për shkak të sëmundjeve infektive. Afati i raportit mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme mund të zgjatet nga Komisioni Mjekësor deri në 6 muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor.

"Kur i punësuari është duke u trajtuar me kimioterapi ose radioterapi, i cili ka kryer ose jo ndërhyrje për sëmundjen bazë, ka të drejtën për t'u pajisur me raport të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjekët specialistë të shërbimit përkatës. Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, për persona të vendosur në karantinë mjekësore, lëshohet sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sëmundjet infektive", përcaktohet në rregullore.

Në rregullore gjithashtu përcaktohet se për nënën, babain ose kujdestarin ligjor i cili duhet të kujdeset efektivisht për fëmijën deri në moshën 14 vjeç, i cili trajtohet jashtë Shqipërisë për diagnoza të rënda, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me afat deri në 30 ditë.

Sakaq për herë të parë në procedurat dhe kriteret e përfitimit të raporteve mjekësore përfshihet edhe raporti për kompensim në rast sëmundjeje ose shtatzënie kur ndryshon vendi i punës. I punësuari që për arsye shëndetësore, me vendim të Komisionit të Mjekëve, duhet të ndryshojë vendin e punës, pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes, ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave sipas ligjit në fuqi për sigurimet shoqërore.

Të drejtën e përfitimit e ka edhe gruaja e siguruar e cila me vendim të KM ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie. Ky kompensim i jepet pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes dhe vetëm në rast se është paguar kontribut për sigurimet shoqërore për një kohë jo më pak se 12 muaj.

Rregullorja përcakton se shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re.

Kompensimi për të punësuarin nuk mund të jetë më shumë se 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës dhe jepet për një periudhë jo më shumë se 3 muaj gjatë një viti, nga dita e fillimit të sëmundjes, për të cilën është ndryshuar vendi i punës. Ndërsa kompensimi për gruan shtatzënë që ndryshon vendin e punës nuk mund të jetë më shumë së 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

Rregullorja ashpërson edhe masat e gjobave për mjekun e familjes e për secilin anëtar të Komisionit mjekësor që lëshojnë raporte mjekësore në kundërshtim me kriteret e reja. Rregullorja e mëparshme përcaktonte vendosjen e gjobës prej 10,000 lekë deri në ndjekje penale.

Me rregullat e reja mjekët që lëshojnë raporte mjekësore me diagnoza të ndryshme pa u shoqëruar me ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë; b) lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë; c) lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë; d) përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me "Kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë" dënohet me gjobë nga 10,000 lekë; e) mospërcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë; f) përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë; g) veprimi në kundërshtim me normat e caktuara dhe që dëmtojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë nga 3 deri 5 paga minimale në shkallë vendi; h) kryerja e veprimeve aktive apo mosveprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo për shkak të saj, si: falsifikim dokumentesh, korrupsion aktiv/pasiv, shpërdorim detyre etj., pavarësisht dënimit të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dënohet me gjobë nga 3 deri 5 paga minimale në shkallë vendi.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. Rregullorja e përbashkët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe e Ministrisë së Shëndetësisë "Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë" nr. 494, datë 5.10.1993, të ndryshuar, shfuqizohet./Monitor



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×