Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.
Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.
“Në fund të Nëntorit, mami im është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Skaneri të gjitha kanë dalë që ka qenë me Covid. Ia kemi bërë të gjitha në mënyrë private në shtëpi. Kishim marrë mjekë privatë, oksigjenin, të gjitha. Nuk mundi t’ia dilte dot. I plasi hemorragji nga hundët, i bien parametrat dhe ishim të detyruar ta çonim në spital. Morëm ambulancën, shkojmë në spital e lejnë për 3 orë brenda në ambulancë dhe në ato momente nuk njihnim asnjë. Infermierët ishin shumë në mbingarkesë”, – tha vajza.
Si ranë në kontakt familjarët e pacientes me pastruesen e këtij sp...